Komandant Malisheva i dënuar me burg vjen me një mesazh emocionues - Bota Sot
Komandant Malisheva i dënuar me burg vjen me një mesazh emocionues

Aktuale

Komandant Malisheva i dënuar me burg vjen me një mesazh emocionues

Nga: N.H Më: 17 janar 2020 Në ora: 17:44
Komandant Malisheva

Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, i dënuar me burg në Maqedoni, për pjesëmarrje në rastin e Kumanovës, ka shkruar një letër publike.

Komandant Malisheva thotë se lufta e mësoi për shumë gjera, dhe se në luftë hyri falë dashurisë ndaj atdheut, mirëpo edhe pse luftërat mbaruan, ai thotë se dashuria për atdheun ka ngelur e njëjtë.

Ja letra e tij:

Lufta mē mēsoi shumë gjëra,më dha plagë në trup,të cilat unë i quaj jetë,më bëri ky që jam sot, por gjithmonë falë dashurisë!!

Në luftë hyra falë dashurisë ndaj atdheut,luftrat mbaruan,por dashuria ngeli e njejtë.Me njerëz që të duan harron edhe momentet më të vështira.andaj unë ndjehem fitues,jo sepse kurrë nuk dështova,por sepse kurrë nuk u dorëzova.shumë njerëz u munduan t’më perplasin per toke,por dashuria më ngriti në këmbë perseri...

Dhe kur thojnë se rastesia eshte mbret i botës,unë nuk e besoj dot,unë them Dashuria eshte mbret i botës dhe e vetmja që të jep shpresë për të vazhduar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat