AKR drejt fundit? Jep dorëheqje edhe një figurë e rëndësishme në këtë parti - Bota Sot
AKR drejt fundit? Jep dorëheqje edhe një figurë e rëndësishme në këtë parti

Aktuale

AKR drejt fundit? Jep dorëheqje edhe një figurë e rëndësishme në këtë parti

Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:17
Nasuf Aliu dhe Behgjet Pacolli

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit po shkon drejt zhdukjes si parti.

Pas largimit të Agim Bahtirit nga kjo parti, dorëheqje ka dhënë edhe një kryetar dege.

Fjala është për Nasuf Aliun, i cili tash e sa vite drejtonte degën e AKR-së në Vushtrri.

“Nasuf Aliu ka dhënë dorëheqje nga AKR. Pritet që shumë shpejt ta bëjë publike këtë dorëheqje”, tha një burim.

Sipas këtij burimi, shkak i kësaj dorëheqje është pakënaqësitë qe Aliu ka me udhëheqjen e partisë së drejtuar nga milioneri Behgjet Pacolli.

“Deri të dorëheqja ka ardhur për shkak të pakënaqësive që Aliu ka me drejtuesit e AKR-së”, tha ky burim.

Media ka provuar që të flas me Aliun, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Ndryshe, AKR në zgjedhjet e fundit parlamentare ka arritur që t’i ketë dy deputetë në Kuvend, dhe atë falë koalicionit parazgjedhor me Nismën për Kosovën.

AKR deri para disa mujash udhëhiqte edhe me Komunen e Mitrovicës, derisa Agim Bahtiri iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat