Profesor Maxharraj pyet kush janë deputetët fantazmë? - Bota Sot
Profesor Maxharraj pyet kush janë deputetët fantazmë?

Aktuale

Profesor Maxharraj pyet kush janë deputetët fantazmë?

Nga: N.Sh Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:38
Kuvendi i Kosovës

Profesor dr. Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në Facebook, i ka quajtur deputetë fantazmë, ata që votuan më 26 dhjetor për kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën.

Maxharraj, duke e komentuar rezultatin e zgjedhjeve shkruan se popullin e nxori nga loja PAN-in dhe bëri ndryshime duke votuar LVV e LDK-në.

Megjithatë, sipas tij, ndodhi befasia më vonë, kur këto parti nuk po merren vesh për formimin e Qeverisë.

Për më shumë, lexojeni shkrimin e Maxahrrajt se pse i quan deputetët fantazmë.

Më poshtë shkrimi i plotë:

DEPUTETET FANTAZMË NË PARLAMENT.

Më 6 tetor 2019 votoi populli. E nxori nga loja Pan mafinë si shkatërruese e shtetit. E votoi LVV dhe LDK si parti për të bërë ndryshime për ta quar shtetin përpara.

Por po ndodhë befasia këto parti që tre muaj nuk po mundë e zgjedhin qeverinë. E turpshme. E pa lejueshme. Kanë hyrë në qorrsokak.

Ia nisi e para LDK pazarit ?

Çuditërisht ngrehi kurtha në këtë dialog në te cilat ra vetë dhe s’po mundët me dalë.

Ia nisi befasisht më futjen ne lojë postin e b  suazave të këtyre zgjedhjeve. Po ngulin këmbë sepse qysh tash, pra pas gadi dy vitesh do ta rezervojnë postin për vozhdin e tyre.

E vazhdoi më lojën rreth postit të Kryeparlamentarit. Njëherë LVV ia ofroi këtë postë LDK e refuzoi, ngulte këmbë në postin e Presidentit.

Më 26 dhjetor u mbajt Seanca për konstituimin e Parlamentit nga deputete e zgjedhur nga populli.

U bë konstituimi i Parlamentit për Kryeparlamentar u zgjodh Glauf Konjufca i LVV,kurse për nënkryetar i parë Kujtim Shala i LDK më votat e LVV dhe të LDK dhe partive tjera.

Pas, kësaj plasi sherri LDK po kcente si pula pa krye duke pytur si është e mundur qe te zgjidhët Kryeparlamentari pa dijen tonë (anipse ishin ne dijeni), por nuk pyeti se si është e mundur te zgjidhët nënkryetari i parë i parlamentit nga LDK pa dijen e LDK.

Pse sillët më dy fytyra LDK në këtë menyrë. A mos vallë ne seancën e Parlamentit paskan votu deputetet  fantazma të LDK qe si paska parë LDK kur votuan 28 deputet te sajë. Kësaj i thonë, e gjuajta gurin por e mshefa dorën, apo në stilin po du spo du, dhe kërkon qe te zhbëhet një punë qe ka marrë pjesë në bërjën e sajë.

LDK është futë në një rrugë pa krye duke e vu ngërqin qe qeveria të mos zgjidhët, thjeshtë LDK nuk donë marrëveshje me LVV, sepse këtë nuk po e lejojnë njerëzit e kapur nga SHIK brenda LDK.

Si do qe te sillët puna në këtë rreth vicioz humbësja do te jetë LDK, sepse nuk do te këtë më shansin qe Vjosa Osmani ti fitoi zgjedhjet. Është e humbur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat