Vjen paralajmërimi i Vetëvendosje për Agim Veliun

Aktuale

Vjen paralajmërimi i Vetëvendosje për Agim Veliun

Më: 17 janar 2020 Në ora: 22:13
Agim Veliu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka rrëfyer kohën kur për shumë vite ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka folur edhe për faktin që kritikuesi më i madh i një koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së, është ish bashkëpunëtori i tij, Agim Veliu.

Bulliqi ka thënë se përkundër që ka punuar për dy mandate si drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës, në zgjedhjet e fundit, diferenca e vogël mes LDK-së dhe VV-së, ia ka bërë të qartë Agim Veliut, se do ta humb Komunën e Podujevës.

“Po, unë kam punuar për dy mandate si drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës, atëherë kur isha pjesë e LDK-së. Një gjë e rëndësishme është që zgjedhjet e fundit kanë treguar se LDK do ta humb bastionin e Podujevës, pasi që ishte një diferencë shumë e vogël me Vetëvendosjen”, ka thënë Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat