Vjen reagimi i ashpër nga krahu i Veliut për deklaratën e deputetit të VV-së: Shihemi në zgjedhje

Aktuale

Vjen reagimi i ashpër nga krahu i Veliut për deklaratën e deputetit të VV-së: Shihemi në zgjedhje

Nga: N.H Më: 17 janar 2020 Në ora: 22:57
Agim Veliu

Pas deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ku tha se Agim Veliu do ta humbas Podujevën, ka ardhur reagimi i ish-deputetit, Fidan Rekaliu.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, Rekaliu i ka thënë Bulliqit: Shihemi në zgjedhjet e 2021, z.Bulliqi, duke aluduar në zgjedhje lokale.

Tutje, Rekaliu ka thënë se Podujeva dhe Agim Veliu janë kalaja e pathyeshme e Lidhjes Demokratike.

Nuk ke arritë me kuptu asnjëherë lidhjen e fortë të Podujevës me LDK-në.

Ja shkrimi i tij:

Podujeva dhe Agim Veliu janë kalaja e pathyeshme e Lidhjes Demokratike. Nuk ke arritë me kuptu asnjëherë lidhjen e fortë të Podujevës me LDK-në, megjithëse ishe pjesë e saj. Shihemi në zgjedhjet e 2021, z.Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat