Si asnjëherë më parë, Rexhep Selimi i reagon Hashim Thaçit - Bota Sot
Si asnjëherë më parë, Rexhep Selimi i reagon Hashim Thaçit

Aktuale

Si asnjëherë më parë, Rexhep Selimi i reagon Hashim Thaçit

Më: 17 janar 2020 Në ora: 23:11
Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se presidenti Thaçi ka pohuar se Selimi do të jetë dëshmitar i Gjykatës Speciale.

“Ka qenë Presidenti Thaci që është kujdesur në vazhdimsi duke ka thënë se unë do të jem dëshmitar në Gjykatën Speciale”, është shprehur Selimi

Selimi ka thënë se më parë ka qenë dëshmitar i gjyqeve ndërkombëtare.

“Unë kam qenë dëshmitar edhe në raste tjera në gjyqe ndërkombëtare, në rastin e Limajt dhe Haradinajt”, ka thënë Selimi.

“Por, duket se Thaçit nuk i ka konvenuar dhe as nuk i konvenon tani qëndrimi im parimor në mbrojtjen e vlerave të UÇK’së”, tha Selimi.

Tutje, Selimi u shpreh i bindur se prapa kësaj qëndron presidenti Thaci.

“Prapa kësaj dezinformate, ku unë përshkruhem si dëshmitar i Gjykatës Speciale, qëndron Presidenti Thaçi”, ka thënë Selimi për presidentin Thaçi.

Madje Selimi e quajti lojtar të niveleve të ulëta.

“Ky është lojtar i niveleve të ulëta, i niveleve të ndyta. Për fat të keq është në krye të vendit”, ka thënë Selimi.

Në fund Selimi e quajti presidentin fatkeqsia e Kosovës.

“Nuk është i rrezikshëm për individët, por edhe për vendin në krye të të cilit është. Ky njeri është fatkeqësia e Kosovës”, përfundoi Selimi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat