E pabesueshme: Albin Kurti jep intervistë në televizionin e Baton Haxhiut

Aktuale

E pabesueshme: Albin Kurti jep intervistë në televizionin e Baton Haxhiut

Më: 18 janar 2020 Në ora: 00:26
Albin Kurti

Një ngjarje e pazakontë dhe e pabesueshme ka ndodhur para pak çastesh: kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka pranuar të flasë për Klan Kosovën.

Kurti nuk pati ndonjë lajm për koalicionin e mundshem me LDK-në por lajm është vetë deklarata e tij për Klanin, drejtor i të cilit është gazetari Baton Haxhiu.

Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti personalisht, përgjatë viteve të fundit, kanë ushtruar një fushatë të paparë linçuese ndaj z. Haxhiu.

Vetëvendosje këtë e kishte bërë edhe përmes një komunikate në diten kur ishte zgjedhur Gent Cakaj ministër i jashtëm në detyrë i Republikës se Shqipërise kurse Albin Kurti, krejt vonë, në një televizion të Shqipërisë kishte folur me një fjalor të ashpër ndaj z. Haxhiu.

Edhe para pak ditësh, eksponentë të Vetëvendosjes rifilluan linçimin ndaj zotit Haxhiu, pasi ky i fundit foli për ‘dy takime mes Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit’. Për këtë, Shoqata e Gazetarëve ka heshtur [siç bën në shumë raste]. Sidoqoftë, gazetarët e mediumit tonë inkurajojnë të gjithë politikanët, të bëjnë siç bëri zoti Kurti sonte, të mos jenë përjashtues e aq më pak linçues ndaj mediumeve. Liria e mediave, është ndër më të mirat e demokracisë, apo jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat