Avokati nga Drenasi: Edi Rama, tërhiqe padinë ndaj Haradinajt ose paditna miliona shqiptarë të Kosovës

Aktuale

Avokati nga Drenasi: Edi Rama, tërhiqe padinë ndaj Haradinajt ose paditna miliona shqiptarë të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 18 janar 2020 Në ora: 10:46
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj ka reaguar ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili e ka paditur kryeministrin në dëtyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Halilaj thotë se, padia ndaj Haradinajt është padi direkte ndaj Qeverisë së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj.

Halilaj ia ka përmendur Ramës disa ngjarje historike që nga Isa Boletini, masakrën e Tivarit e deri të Rankoviqi.

Në shkrimin e tij në Facebook, avokati kërkon nga Rama që ta tërheq padinë ndaj Haradinajt ose të paditë miliona shqiptar të Kosovës që nuk mendojnë sikurse ai.

Postimi i plotë:

z. Edi Rama, para se ti beni padi kryeministrit z. Haradinaj, e qe nenkupton qe keni paditur direkt Qeverine e Kosoves dhe gjithe qytetaret e saj.

A se menduat mundin dhe sakrificen e Isa Boletinit ne 1912.

A se menduat masakren e Tivarit ku nga brigadat e juaja u vrane me shume se 3774 kosovar.

A se menduat nderin qe i bete me 1955 Kasapit Aleksander Rankoviq duke e nderuar me titullin ,, Ylli partizanit,, dhe kurr se revokuat nje titull te tille, .

A si kujtuat edhe shume e shume deme tjera deri te taksa per rrugen e kombit qe eshte bere vetem per Kosovaret.

Z. Rama - Beni nder vetes tuaj, terhiqe ate padi, ose zgjeroje ne drejtim te disa milion shqiptarve pasi qe ne nuk mendojm si Ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat