Thaçi: Kam nënshkruar nominimin e Kurtit për kryeministër

Aktuale

Thaçi: Kam nënshkruar nominimin e Kurtit për kryeministër

Më: 18 janar 2020 Në ora: 12:01
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se adresa e zgjidhjes së ngërçit politik në të cilin ndodhet vendi është te partitë politike, ndërsa potencoi se në rast të kalimit në një fazë tjetër si president i vendit do të punojë me tërë potencialin që të garantohet funksionimi demokratik i institucioneve të vendit.

Kreu i shtetit tha se ka nënshkruar vendimin për mandatimin e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për kryeministër, derisa i ka bërë thirrje që të njëjtin vendim ta pranojë. E në rast të mospranimit, Thaçi tha se është e drejtë e Kurtit që ta refuzojë publikisht që nuk është i gatshëm ta formojë qeverinë.

Ai tha se vullneti i njerëzve të Kosovës është më i madh se çdo lider dhe vullneti për të lëvizur më shpejt i qytetarëve të Kosovës, është më i madh sesa pretendimi për të mbajtur peng një proces, një shtet dhe një popull.

Thaçi: Kurti ta pranojë nominimin ose ta refuzojë

“Dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdojë të mbetet vendimi im që e kam nënshkruar që Albin Kurti është nominuar si kandidat për kryeministër. Kështu që, nënshkrimi im në vendimin për mandatar ekziston, është në tavolinën time dhe pret. Unë dua të shpreh përgjegjësinë time si president i vendit, përgjegjësinë e përfaqësimit të unitetit politik dhe qytetarë, por theksoi se vullneti i njerëzve të Kosovës është më i madh se çdo lider dhe vullneti për të lëvizur më shpejt i qytetarëve të Kosovës është më i madh sesa pretendimi për të mbajtur peng një proces, një shtet dhe një popull. Unë pres që vendimin që e kam nënshkruar, duke menduar se do ta merr pasi që veç është deklaruar, ka zhvilluar fushatë si kandidat për kryeministër, ka emëruar gjysmën e qeverisë, andaj është krejt normale, e logjikshme dhe e përgjegjshme që në kuptimin ose fizik ose përmes komunikimit tjetër ta pranojë zyrtarisht nominimin si kandidat për kryeministër. Nëse jo, atëherë natyrisht është e drejtë e tij e refuzimit publik, zyrtar që nuk është i gatshëm, por kjo i mbetet në përgjegjësinë e respektimit të vullnetit të elektoratit, por para së gjithash e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe shtetit të Kosovës", tha ai.

Presidenti Thaçi tha se qytetarët kanë votuar për krijimin e institucioneve dhe jo për krijimin e vakumeve të panevojshme, e në këtë drejtim ai tha se beson se nuk do të mungojë angazhimi i spektrit politik.

Thaçi: Kjo rrjedhojë e zhvillimeve politike përgjigjen e kërkon nga adresat e partive politike

“Kjo rrjedhojë e zhvillimeve politike përgjigjen e  kërkon nga adresat e partive politike, nga partitë parlamentare, prandaj dua të shpresoj në përgjegjësitë shtetërore, respektimin e vullnetit qytetar dhe natyrisht të mos hyjmë në një fazë të një ngërçi apo një refuzimi për mos ndërtimin e institucioneve të vendit. Sepse njerëzit kanë votuar me ndërtua institucione dhe jo me krijua vakume të panevojshme. Prandaj, dua të shpresoj në kulturën politike, në spektrit politik, të liderëve politik dhe në këtë drejtim besoj që nuk do të mungojnë angazhimet e spektrit politik dhe liderëve politik", tha ai.

I pyetur rreth mundësisë së mandatimit të një partie tjetër, Thaçi tha se Kosova nuk do të jetë edhe gjatë e bllokuar.

Thaçi: Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar

"Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar, por e theksoi edhe një herë do të shikojmë të gjitha mundësitë e variacioneve politike që kanë adresa të partive politike, përgjegjësi të tyre të respektimit të vullnetit qytetar, por edhe të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe natyrisht jo vetëm të një adrese politike. Vazhdoj të besoj fuqishëm që do të ecim në drejtimin e duhur në mënyrë që të vazhdojmë në implementimin e prioriteteve që kemi si shtet i Kosovës qoftë për liberalizimin e vizave, qoftë për të ardhmen tonë euroatlantike", tha ai.

Rreth mundësisë që ai t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për mosdërgimin e emrit të mandatarit, Thaçi tha se do të pres që spektri politik të shterojë të gjitha mundësitë e komunikimit për ndërtimin e institucioneve, e pastaj do të shoh për hapat që do t’i ndërmarrin.

***

​Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se adresa e zgjidhjes në të cilën ndodhet vendi është tek partia fituese e zgjedhjeve.

"Ajo që duhet të ndodh është respektimi i plotë i vullnetit të qytetarëve të Kosovës të shprehur me 6 tetor, ku kemi partinë e parë dhe partitë vijuese, të cilat duhet t’i japin zgjidhje këtij procesi në mënyrë që të implementohet vullneti qytetarë. Adresa e zgjidhjes së këtij ngërçi është tek partitë politike ende, ndërsa në momenti kur kalon në një fazë tjetër presidenti i vendit duke ushtruar të drejtën kushtetuese, do të punojë me tërë potencialin në bashkëpunim me partitë që të garantohet funksionimi demokratik i institucioneve", tha Thaçi. 

I pyetur se edhe sa do të presë që partia fituese të propozojë mandatarin, Thaçi tha se rrjedhojë e zhvillimeve e kërkon zgjidhjen nga partitë.

"Ende procesi është, kjo rrjedhojë e zhvillimeve e kërkon zgjidhjen nga partitë, prandaj dua të shpresoj në përgjegjësitë shtetërore, respektimin e vullnetit qytetarë dhe natyrisht të mos hyjmë në një fazë të një ngërçi ose refuzimi për mos ndërtimin e institucioneve të vendi", tha ai.

Thaçi tha se Kosova edhe gjatë nuk do të pres.

"Kosova edhe gjatë nuk do të pres, nuk do të jetë e bllokuar, por e theksoi edhe një herë do të shikojmë të gjitha mundësitë e variacioneve politike. Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe natyrisht jo vetëm te një adresë politike. Vazhdoj të besoj fuqishëm që do të ecim në drejtimin e duhur në mënyrë që të vazhdojmë në implementimin e prioriteteve që kemi si për liberalizimin e vizave", tha ai.

Ndërkohë, ka folur edhe për letrat e dërguara Albin Kurtit.

"Për hir të korrektësisë, ju e dini letrat që i kam dërguar dhe ftesat që i kam dërguar partisë së parë në Kosovë të merr siç e do rendi edhe zyrtarisht të drejtën e mandatarit për themelimin e qeverisë, takimi që ka qenë ka qenë një takim i një vullneti të mirë, por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdojë të vonohet vendimi im që e kam nënshkruar që Albin Kurti është mandatuar si kandidat për kryeministër, kështu që nënshkrimi im në vendimin për mandatar ekziston, është në tavolinën time dhe pret. Vullneti i popullit të Kosovës është më i madh se çdo lider dhe vullneti për të lëvizur më shpejt është më i madh sesa për të mbajtur peng një popull. Unë pres që vendimin që e kam nënshkruar, ka qenë kandidat, ka emëruar gjysmën e qeverisë ta pranojë nominimin, nëse jo është e drejtë e tij te refuzimit që nuk është i gatshëm", tha ai.

***

Hashim Thaçi ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për t’ia dhënë mandatin Albin Kurtit. Ka thënë se posa të jetë gati, Shefi i VV’së mund të shkojë në Presidencë për ta marrë dekretin. Ka thënë se s’mund të vazhdojë gjatë bllokada e institucioneve.

“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar, do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë. Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe unë vazhdoj të besoj fuqishëm që do të vazhdojmë t’i përmbushim detyrat që kemi. Për hir të korrektësisë, ju i dini ftesat që ia kam dërguar Kurtit për të marrë të drejtën e mandatarit për themelimin e qeverisë. Takimi në zyrën time ka qenë një takim i vullnetit të mirë por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e kam nënshkruar qe Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Nënshkrimi im për mandatar është në tavolinën time”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se vullneti për të lëvizur më shpejtë është më i madh se për të mbajtur peng votën e popullit.

“Nëse Kurti nuk e pranon dhe nuk është i gatshëm ta marrë vendimin për të qeverisur, atëherë mund ta refuzojë.

Ai ka thënë se do t’i shtjerre të gjitha mundësitë për krijimin e institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat