Miftaraj thotë se VV dhe LDK e bën bërllog për koalicionin, paralajmërimi i tij për presidentin

Aktuale

Miftaraj thotë se VV dhe LDK e bën bërllog për koalicionin, paralajmërimi i tij për presidentin

Nga: A.ZH Më: 18 janar 2020 Në ora: 14:12
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, për mos arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ai ka thënë se presidenti dhe populli ka të drejtë të kërkojnë sa më shpejtë formimin e qeverisë së re, por ajo duhet të formohet mbi bazën e Kushtetutës, përcjell Bota sot.

Teksa ka përmendur procedurën dhe afatet ligjore për formimin e Qeverisë sipas Kushtetutës, Miftaraj ka thënë se presidenti nuk ka të drejtë të caktojë afate ligjore, si rasti i 48 orëshit.

Por, sipas tij, vetëm pas pranimit të propozimit për mandatar për Kryeministër nga VV vetë apo në koalicion me LDK, Presidenti i propozon Kuvendit mandatarin për Kryeministër.

Ndërsa, nga dita kur presidenti i propozon Kuvendit mandatarin për kryeministër, fillon afati kushtetues prej 15 ditëve i të mandatuarit për të dërguar kabinetin qeveritar për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Miftarajt, anarkia dhe precedentët kundër kushtetues nuk i shërbejnë askujt dhe janë të rrezikshme.

Postimi i Miftarajt në Facebook:

VV dhe LDK e kanë ba bërllog deri më tani, duke mos gjetë gjuhë të përbashkët për arritjen e koalicionit.

Edhe Presidenti edhe populli kanë të drejtë me kërku formimin e qeverisë sa më shpejtë që është e mundur!

Ama formimi i qeverisë duhet të bëhet vetëm mbi bazën e Kushtetutës, praktikës së ndërtuar deri tani dhe duke respektu procedurën.

Anarkia dhe precedentët kundër kushtetues askujt nuk i shërbejnë dhe janë të rrezikshme!

Procedura dhe afatet ligjore lidhur me formimin e Qeverisë sipas Kushtetutës, Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese: VLAN 1 i datës 1 korrik 2014 dhe VLAN 2 i datës 26 gusht 2014.

1. VV vetë ose në koalicion me LDK-në i propozojnë Presidentit të Republikës emrin e mandatarit për Kryeministër. Kushtetuta e Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese VLAN 1 dhe VLAn 2, nuk caktojnë afate kohore lidhur me propozimin e mandatarit për Kryeministër. Forcat politike në këtë rast VV dhe LDK duhet të kujdesën për të formuar vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës. Formimi i qeverisë së Kosovës sa më shpejtë që është e mundur është kërkesë e qytetarëve dhe obligim i dy partive të para.

2. Si rezultat i kesaj, nuk eshte ne diskrecionin e Presidentit te Republikes qe me vetiniciative te propozoje kandidatin e tille, respektivisht mandatarin për Kryeministër.

3. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës. Presidenti e ka për obligim të kujdeset për funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë kërkesën e tij në formimin më të shpejtë të qeverisë së Kosovës, por nuk ka të drejtë të caktoj afate ligjore, si rasti i 48 orëshit.

4. Vetëm pas pranimit të propozimit për mandatar për Kryeministër nga VV vetë apo në koalicion me LDK, Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit kandidatin/mandatarin për Kryeministër.

5. Praktika e ndjekur me rastin e nominimeve për Kryeministër të Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinaj zbatohet përshtatshmërisht.

6. Nga dita kur Presidenti I Republikës i propozon Kuvendit të Kosovës, kandidatin/mandatarin për Kryeministër, fillon afati kushtetues prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve i të mandatuarit për të dërguar kabinetin qeveritar për miratim në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat