Kush e duartrokiti vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës sipas Nasim Haradinajt?

Aktuale

Kush e duartrokiti vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës sipas Nasim Haradinajt?

Nga: A.ZH Më: 18 janar 2020 Në ora: 14:50
Nasim Haradinaj te varri i tre veprimtarëve të shquar të lëvizjes kombëtare, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka,

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka vizituar sot varrin e tre veprimtarëve të shquar të lëvizjes kombëtare, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të vrarë 38 vjet më parë.

Ai ka thënë se do të shkonte dje tek varri i tyre që t’i nderonte ata, mirëpo nuk e ka bërë një gjë të tillë, pasi sipas tij, do të bashkohej me ata, prindërit e të cilëve “duartrokitën vrasjen e tyre”, përcjell Bota sot.

Haradinaj në një postim në Facebook, ka thënë se është “kohë e ligë” dhe “kohë çakenjësh”.

Postimi i Haradinajt:

Erdha sot të ju ndëroj, sepse nuk mund vinja me 17 Janar se do isha së bashku me 70% e atyre që prindërit e tyre apo edhe ata vet përsonalisht ju: Distancuan,leqitën por edhe i duartrokitën vrasjës tuaj.... !

Kohë e ligë,kohë çakenjësh...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat