Rival të përbetuar politik, Kurti dhe Thaçi s’i flasin njëri-tjetrit

Aktuale

Rival të përbetuar politik, Kurti dhe Thaçi s’i flasin njëri-tjetrit

Më: 18 janar 2020 Në ora: 14:53
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh pretendenti kryesor për kryeministër, Albin Kurti nuk e ka ndërmend assesi t’i rregullojë raportet me presidentin e Republikës, Hashim Thaçin.

Ata edhe sot nuk janë përshëndetur me njëri-tjetrin.

Media ka ‘kapur’ disa momente në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku shihet Kurti dhe thaçi shumë afër njëri-tjetrit, por me marrëdhënie “të ftohta”.

Ndryshe, lideri i LVV-së dhe presidenti Thaçi kishin zhvilluar një takim, në zyrën e këtij të fundit, me 6 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat