Ish-kryeministri mbështet avokatin nga Kosova: Rama është tradhtar i kombit shqiptar

Aktuale

Ish-kryeministri mbështet avokatin nga Kosova: Rama është tradhtar i kombit shqiptar

Nga: N.Sh Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:52
Edi Rama

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka mbështetur avokatin nga Drenasi, Gazmend Halilaj në shkrimin e këtij të fundit, pas reagimit ndaj Edi Ramës, i cili e ka paditur kryeministrin e Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj.

Pas këtij reagimi të Halilajt, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh avokatit ku e ka quajtur Edi Ramën tradhtar të kombit.

“Rama është një tradhtar i kombit dhe si i tillë mund të bëj çdo gjë”, ka shkruar Sali Berisha në mesazhin dërguar, avokatit Gazmend Halilaj.

Halilaj në një postim në Facebook ka thënë se padia ndaj Haradinajt është padi direkte ndaj Qeverisë së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj.

Halilaj ia ka përmendur Ramës disa ngjarje historike që nga Isa Boletini, masakrën e Tivarit e deri të Rankoviqi.

Image
Mesazhi i Sali Berishës

Avokati kërkon nga Rama që ta tërheq padinë ndaj Haradinajt ose të paditë miliona shqiptar të Kosovës që nuk mendojnë sikurse ai.

Postimi i plotë:

z. Edi Rama, para se ti beni padi kryeministrit z. Haradinaj, e qe nenkupton qe keni paditur direkt Qeverine e Kosoves dhe gjithe qytetaret e saj.

A se menduat mundin dhe sakrificen e Isa Boletinit ne 1912.

A se menduat masakren e Tivarit ku nga brigadat e juaja u vrane me shume se 3774 kosovar.

A se menduat nderin qe i bete me 1955 Kasapit Aleksander Rankoviq duke e nderuar me titullin ,, Ylli partizanit,, dhe kurr se revokuat nje titull te tille, .

A si kujtuat edhe shume e shume deme tjera deri te taksa per rrugen e kombit qe eshte bere vetem per Kosovaret.

Z. Rama - Beni nder vetes tuaj, terhiqe ate padi, ose zgjeroje ne drejtim te disa milion shqiptarve pasi qe ne nuk mendojm si Ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat