Zbulohet skenari i Veselit, Haradinajt, Pacollit e Limajt, zyrtari i Vetëvendosjes ka një thirrje për Kurtin dhe Mustafën

Aktuale

Zbulohet skenari i Veselit, Haradinajt, Pacollit e Limajt, zyrtari i Vetëvendosjes ka një thirrje për Kurtin dhe Mustafën

Nga: N.H Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:55
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Ish i burgosuri politik, Enver Dugolli, njëherit zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar lidhur me lajmin e fshirë nga media rreth takimit të krerëve të PAN-it, duke thënë se nuk mund të fshihet edhe përpjeka e rikthimit të këtyre të fundit në pushtet.

Ai thekson se dështimi i koalicionit VV-LDK nuk duhet të ndodhë, sepse në të kundërtën sipas tij do kemi vazhdimësinë e keqqeverisje.

Dugolli mendon se gjithçka po bëhet që të dështon koalicioni i ndryshimit LV-LDK.

Ja shkrimi i tij:

Ky lajm u publikua dhe u fshi shpejt. Por një gjë nuk mund të fshihet. Përpjekja reale e rikthimit të PAN-it 2. Gjithçka po bëhet që të dështon koalicioni i ndryshimit LV-LDK për të cilin kanë votuar qytetarët.

Dështimi nuk duhet të ndodhë, sepse në të kunderten do kemi vazhdimësinë e keqqeversisjes, moszhvillimin, krimin e korrupsionin e mbi të gjitha do kemi zbrazjen e pashmangshme të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat