Ushtaraku i batalionit “Atlantiku”: Qeveria VV-LDK mund të bëhet me ndërhyrjen e këtij shteti

Aktuale

Ushtaraku i batalionit “Atlantiku”: Qeveria VV-LDK mund të bëhet me ndërhyrjen e këtij shteti

Nga: A.ZH Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:53
Uk Lushi

Publicisti dhe ish ushtari i batalionit “Atlantiku”, Uk Lushi, sheh mundësinë e krijimit të Qeverisë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë me ndërhyrjen e Amerikës, përcjell Bota sot.

Lushi në një postim në Facebook, ka theksuar se zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, kanë treguar tri gjëra.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë politikanë populistë me deficite të mëdha vizionare. Sipas tij, në politikën e Kosovës, duhet reformim dhe qarkullim drejtuesish në çdo parti.

Lushi ka thënë se në nëndijet e tyre, VV dhe LDK nuk e duan koalicionin.

Ai ka konkluduar që zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e reja.

Postimi i plotë i Lushit në Facebook:

Qeveria e re mes VV-së dhe LDK-së mund të bëhet akoma, nëse Amerika vendosë t’ua shtyej me detyrim këtë VV-së dhe LDK-së teposhtë gërklanave të tyre. Mirëpo zhvillimet pas Zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 treguan tri gjëra:

1) Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë politikanë populistë me deficite të mëdha vizionare, që nuk përmbushin kushtet për politikanët e rinj të shekullit 21 të cilët na nevojiten dhe duhet të na çojnë në stadin e radhës.

2) Në skenën e Prishtinës duhet reformim dhe qarkullim drejtuesish në çdo parti. Nëse kjo nuk ndodh, duhen subjekte të reja me njerëz me dije moderne dhe mentalitet të ri.

3) VV-LDK në nëndijet e tyre nuk e duan koalicionin, prandaj koalicioni tashmë nuk është i shpresës dhe aq më pak mund të jetë e shpresës qeveria edhe nëse formohet; në fakt kjo qeveri VV-LDK ka gjasa të mëdha të jetë e ngatërresave dhe taktizimit meskin që do të na kushtojë të gjithëve.

Si konkluzion: zgjedhjet e reja janë zgjidhja më e mirë. Le të vendosin votuesit dhe të lëvizim nga veprimet e ngathëta, dogmatike dhe amatoreske aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat