Profesori ka një sugjerim për numrin dy të SHIK-ut dhe milionerin e PDK-së që do të shkojë në Hagë

Aktuale

Profesori ka një sugjerim për numrin dy të SHIK-ut dhe milionerin e PDK-së që do të shkojë në Hagë

Nga: Bota sot Më: 18 janar 2020 Në ora: 20:08
Elmi Reçica

Ish-komandanti i UÇK-së dhe deputeti i PDK-së Elmi Reçica, ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe profesori Binak Maxharraj. Ai ka thënë se njeriu i dytë i Shërbimit Informativ të Kosovës në Hagë duhet të pastrojë veten dhe jo UÇK-në, pasi kjo e fundit sipas tij, është e “pastër si loti”.

Ai I ka surgjeruar milionerit të PDK-së që të marrë me vete në Gjykatë edhe disa fotografi të tij, për shkak të “ndërrimit të frizurës”.

Reagimi i Maxharrajt:

Elmi Reçica i ftuari në Hagë

UÇK është e pastër si loti, nuk ka nevojë as për larje, shpërlarje e as për krehje, bukuria dhe pastërtia e saj ëshë e qendisur me gjakun e dëshmorëve që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendint të Kosovës, njëherit Epror i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Elmi Reçica ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Nuk është i vetmi që po shkon në Hagë, në gjykatën qe e kemi formuar ne vetë me dorën tonë, por ndërkombëtarishtëe ndikuar nga Serbia, në veçanti nga tandemi Vuçiq-Daçiq. Para tij kanë shkuar në Hagë mbi 200 pjesetarë të UÇK-së.

Të gjithë këta që shkojnë në Hagë nuk do ta pastrojnë UÇK-në siç po thonë shumica prej tyre, sepse UÇK është e pastër si loti nuk ka nevojë as për larje shprëlarje e as për krehje, ajo është e qendisur me gjakun e dëshmorëve të kombit.

Detyra e secilit që shkon në Hagë është ta pastrojë veten.

Por, në këtë rast Elmi Reçicës i dëshiroijudhë të mbarë për në Hagë dhe kthim të mbarë, sepse nuk është i vetmi që ka shkuar atje, por i sugjeroi që të merr me vete edhe fotografitë e veta të mëparshme para se me e ndërru frizurën për të treguar se është vetë ai, sepse ai tani e ka ndërru frizurën, e mund të ndodhë që s’e njohin e ta kthejnë prapa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat