E dhimbshme: Personit që vdiq sot në aksident në Skenderaj, serbët ia kishin vrarë nënën dhe djalin 2 vjeç

Aktuale

E dhimbshme: Personit që vdiq sot në aksident në Skenderaj, serbët ia kishin vrarë nënën dhe djalin 2 vjeç

Më: 18 janar 2020 Në ora: 21:43
Faik Imeraj

Një aksident që ndodhi në Runik të Skenderajt ia mori jetën Faik Imerajt nga fshati Pemishtë të po kësaj komune.

Historia e Imerajt është e trishtë. Atij gjatë luftës serbët ia vranë nënën dhe djalin 2 vjeçar.

Ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku përmes një postimi në Facebook ka treguar të kaluarën e Imerajt, që ishte plagosur bashkë me të vëllaun nga forcat serbe.

Faik Imeraj i përballoi plagët e luftës, mirëpo jo edhe ato të paqes. Ai vdiq sot, disa orë pas aksidentit të tmerrshëm që pësoi.

Postimi i plotë i Lushtakut:

I kishte përballuar shumë plagë në të kaluarën. Plagë shpirtërore e fizike. Por plagët e mbrëmshme që i mori në një aksident komunikacioni, nuk arriti dot t’i përballojë. Një pjesë të së kaluarës së Faik Imerit nga Pemishta e Skenderajt e kam të njohur edhe personalisht. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, forcat serbe ia kishin vrarë nënën dhe djalin 2 vjeçar. Më vonë ishte plagosur me disa plagë së bashku më të vëllain. Qëndroi i fortë e jetoi me dinjitet deri në frymën e fundit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Imeri për vdekjen e Faikut. Të aksidentuarëve të tjerë u dëshiroj shërim të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat