Reagim ndaj Donika Gërvallës: LDK nuk mund t’i nënshtrohet Qosjes, Hysenit e Qamilëve të VV-së

Aktuale

Reagim ndaj Donika Gërvallës: LDK nuk mund t’i nënshtrohet Qosjes, Hysenit e Qamilëve të VV-së

Nga: A.ZH Më: 19 janar 2020 Në ora: 11:44
Donika Gërvalla-Shwarz

Veprimtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Donika Gërvalla-Shwarz, ka kritikuar mbrëmë figurat kryesore të kësaj partie, Isa Mustafën, Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun.

Ajo ka thënë se është “mjerim për popullin që pret diçka nga këta politikanë”.

“Vërtet nuk është e lehtë për një parti të përfundojë nga Ibrahim Rugova në Isa Mustafën dhe nga prof. Fehmi Agani në Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin. Mjerë ai popull që ende pret diçka prej tyre!”, ka shkruar Gërvalla-Shwarz në një postim në Facebook.

Kundër saj ka reaguar ish-anëtari Partisë Parlamentare të Kosovës të viteve të 90-ta Sali Rexhaj, përcjell Bota sot.

Rexhaj ka thënë se shumë figura janë larguar nga LDK-ja pas vdekjes së Ibrahim Rugovës dhe kanë formuar parti të reja.

Mirëpo, sipas tij, LDK-ja nuk duhet t’i nënshtrohet Lëvizjes Vetëvendosje, siç “po kërkon Gërvalla”.

Rexhaj ka theksuar se anëtarësia e LDK-së sot është gati e njëjtë si në kohën e Rugovës.

Postimi i Rexhajt:

Donika Gërvalla-Schwarz, është fakt se LDK ka rënë në dorë të Isa Mustafës, Agim Veliut, Lutës, Kujtimit Shalës, Lumir Abdixhikut...

Sepse kanë vdekë Rugova, Agani, Idriz Ajeti...

Eqrem Kryeziu, Jusuf Buxhovi, Fatmir Sejdiu, Skender Zogaj...janë tërheqë e Daci, Bukoshi si dhe Edita kanë formuar parti tjera. Ndërsa Sabri Hamiti nuk ka fituar vota.

Por zonjë, LDK nuk mundë të bie në dorë as ti nënshtrohet Rexhep Qosjes, Hydajet Hysenit e Haxhi Qamilëve të VV siç po kërkoni ju.

Anëtarësia e LDK-së pak a shumë është e njëjta, si në kohën e Rugovës edhe sot./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat