Mediave serbe iu del renë të flasin për vrasjen e dëshmitarëve të Speciales, akuzojnë edhe këtë politikan të Kosovës

Aktuale

Mediave serbe iu del renë të flasin për vrasjen e dëshmitarëve të Speciales, akuzojnë edhe këtë politikan të Kosovës

Nga: F. B. Më: 19 janar 2020 Në ora: 12:51
Gjykata Speciale

Deputeti i Kuvendit të Serbisë dhe eksperti i sigurisë, Zoran Dragishiç ka theksuar se vrasja e inspektorit të pylltarisë Nazim Rustemi është dërguar porosi të gjithë dëshmitarëve që kanë dashur të dëshmojnë kundër krimeve të luftës dhe vlerësoi se zhvendosja e tyre jashtë Kosovës është mënyra e vetme të mbrohen ata, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

 “Të gjithë dëshmitarët që kanë mundur të dëshmojnë kundër Ramush (Haradinaj) janë likuiduar, ndërsa me vrasjen e Nazimi është dërguar porosi të gjithëve që ishin gati të dëshmojnë për krime të luftës. Tash është shumë vështirë të pritet që Gjykata speciale të sigurojë dëshmitarë dhe ajo është shtylla më e dobët e gjithë procesit”- tha Dragishiç.

Sipas tij në Kosovë” në periudhën e shkuar” janë vrarë shumë dëshmitarë dhe shtrohet pyetja si do mbrohen ata dëshmitarë kundër dëshmive për UÇK, rruga e vetme për këtë është “ zhvendosja jashtë Kosovës dhe marrja në mbrojtje të shërbimeve serioze”.

Dragishiç ka thënë se pjesëtarët e UÇK-së “edhe më tutje udhëheqin me Kosovë, kanë para serioze dhe fuqi politike”, se “rrjeta e UÇK-së nuk është çmontuar dhe dëshmitarët nuk kanë siguri”.

Ai përkujtoi rastet me dëshmitarët e Hradinajt, që ishin likuiduar edhe jashtë vendit, kështu që nuk dihet sa ata do të jenë të gatshëm të dëshmojnë kundër pjesëtarëve të dikurshëm të UÇK-së.

Në pyetjen nëse vrasja e Rrustemi është edhe përplasje e goditje ndaj Gjykatës speciale, ai nënvizoi se ka njerëz që kanë pësuar edhe ishin viktima të krimeve, por gjykata që të mund të i dënoi duhet ët ketë fakte të forta edhe dëshmitar serioz.

Dragishiç ka thënë se UÇK “fillimet e veta terroriste” i ka shënuar me vrasje të shqiptarëve.

“Ndonëse nuk dihet numri i saktë, besoj se numri i shqiptarëve të vrarë nuk është më i vogël se i numrit të serbëve të vrarë. Taktika e parë ishte frikësimi i atyre shqiptarëve që ishin lojal me shtetin, sa postier , pylltar, polic edhe familje të tëra janë vra....asnjë grup etnik nuk ishte i mbrojtur” tha Dragishiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat