Deputetja e LDK-së jep lajmin e mirë për koalicion me VV-në

Aktuale

Deputetja e LDK-së jep lajmin e mirë për koalicion me VV-në

Nga: N.H Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:29
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se përkundër barrierave ende ka gjasa që të lidhet koalicioni në mes të LDK-së dhe VV-së.

Tutje ka bërë me dije se partia e saj është deklaruar e gatshme të shkojë prapë në opozitë dhe se nuk është e etur për pushtet, por sipas saj ndarja e pushtetit nënkupton përgjegjësi dhe obligim proporcionalisht me përkrahjen qytetare.

“LDK nuk pranon nënshtrim, përbuzje e as nënçmim për elektoratin e saj, dhe si e tillë shumë herë është lënduar, sulmuar e madje edhe vrarë nga oponentët politik”, ka thënë ajo.

Ja shkrimi i saj:

Image
Valentina Bunjaku Rexhepi

Derisa jane mundesite ligjore dhe kushtetuese ende ka gjase te lidhet koalicion ne mes LDK dhe VV,vullnet ky i elektoratit nga zgjedhjet e 6 Tetorit.

Perkunder barrierave te shumta qe dalin per t'a arritur kete vullnet e per hir te qytetareve dhe vendit,nje karrike pushteti si ajo e kryeparlamentarit nuk duhet te jete bllokuese e procesit madhor per vendin,krijimit te qeverise.
VV ne retoriken e saj permes liderit Albin Kurtit eshte thirrur ta largoje PAN qeverisjen e keqe,LDK edhe si opozite ne qeverine e kaluar dha shembullin e bashkepunimit konstruktiv.Kosova si shtet i pavarur tejkalon apetitet personale,partiake e grupore.Kete duhet ta mesojne me ne fund nga Vetevendosja!!

Nje gje duhet ta dijme se LDK eshte deklaruar e gatshme te shkoje prape ne opozite dhe se nuk eshte e etur per pushtet por ndarja e pushtetit nenkupton pergjegjesi dhe obligim proporcionalisht me perkrahjen qytetare.

LDK nuk pranon nenshtrim,perbuzje e as nencmim per elektoratin e saj,dhe si e tille shume here eshte lenduar,sulmuar e madje edhe vrare nga oponentet politik.

Por LDK eshte vlere kombetare dhe e tille do te vazhdoje te veproje pa u ndalur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat