LDK-ja i ulë ngjitur Agim Veliun e Vjosa Osmanin

Aktuale

LDK-ja i ulë ngjitur Agim Veliun e Vjosa Osmanin

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur 30 vjetorin e themelimit në Vushtrri.

Në këtë tubim përveç kreut Isa Mustafa, kanë marrë pjesë edhe dy nënkryetarët, që tashmë janë shndërruar në “armiq” me njëri-tjetrin, Vjosa Osmani e Agim Veliu.

Në fotot e publikuar nga LDK në Facebook, shihet se LDK e Vushtrrisë ka ulur pranë njëri-tjetrit, Osmanin e Veliun, ndoshta për të ulur paska tensionet mes tyre.

Për dallim me Osmanin, në një foto tjetër Veliu shihet duke buzëqeshur me kryetarin Mustafa.

Image

Kujtojmë se Osmani dhe Veliu janë përplasur së fundmi jo pak rreth koalicionit me VV-në. Veliu e ka “thumbuar” disa herë Osmanin për afërsi me Kurtin, kurse Osmani ka reaguar duke thënë se nuk i jep përgjegjësi askujt për veprimet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat