A do të takohen sot Albin Kurti e Isa Mustafa?

Aktuale

A do të takohen sot Albin Kurti e Isa Mustafa?

Nga: A.J Më: 20 janar 2020 Në ora: 10:29
Kurti e Mustafa

Sot kur pritet që Albin Kurti të pranoj dekretin për kryeministër nga presidenti Hashim Thaçi, formimi i qeverisë duket se ende nuk është gati pasi nuk ka lëvizje për marrëveshje në mes vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një takim i mundshëm në mes Albin Kurtit e Isa Mustafes nuk pritet që mund të ndodh sot ani pse Kurti do të marr dekretin për kryeministër. Burime nga Vetëvendosje ka thënë një takim mes dy kryetarëve nuk është paraparë që mund të ndodh sot dhe nuk dihet se kur mund të ndodh.

“Nuk është paraparë një takim në mes Albin Kurtit e Isa Mustafes për sot jo e ditëve të tjera të shohim. Sot nuk ka takim” ka thenë burimi.

Ndryshe Albin Kurti në një video mesazh të pak minutave më parë ka berë të ditur se Vetëvendosje ka dorëzuar letrën për vendimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës pa arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës

Nëpërmjet kësaj video ai edhe njëherë i ka bërë ftesë LDK-së që të merren vesh pavarësisht se ishte VV e fundit që i refuzoi propozimet e partisë së Isa Mustafës.

“Unë besoj se ne mund të kthehemi e duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve” ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat