“Qenka zgju Kurti në krah të majtë, të bëftë mirë VPAN-i!”

Aktuale

“Qenka zgju Kurti në krah të majtë, të bëftë mirë VPAN-i!”

Nga: A.Zh Më: 20 janar 2020 Në ora: 11:00
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se dorëzuar letrën për vendimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se ende nuk ka arritur marrëveshje për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por është shprehur i gatshëm të ulet në tavolinën e bisedimeve me këtë parti për të gjetur formulën bashkëqeverisje.

Kurti ka thënë se qasja e LDK-së “Merre ose lëre”, do të thotë lëre.

“Ne nuk e kemi pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së por jemi treguar shumë të gatshëm për takime të mëtejme me synim gjetjen e alternativave tjera që do ishin të pranueshme për të dy palët. E theksoj përsëri: nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata s’e kanë pranuar propozimin tonë të fundit, ndonëse, ndryshe nga dakordimi, nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të Përgjithshëm. Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra, qasja “Merre ose lëre”, do të thotë lëre. Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj të gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, për të mos dalë nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe arritjen e marrëveshjes sonë”, ka thënë Kurti në një video-mesazh në llogarinë e tij në Facebook.

E kundër deklaratës së Kurtit, ka reaguar ish-deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli, përcjell Bota sot.

Ajo është tallur me Kurtin, duke thënë se ai “është zgjuar në krahë të majtë”.

Sipas saj, qasja “mere ose lëre” është e Kurtit ndaj LDK-së dhe jo anasjelltas.

Tërmkolli ka paralajmëruar një koalicion të VV-së me PAN-in.

“Qenka zgju Kurti në krah të majtë! “Merre ose lëre” do të thotë “lëre”. Pajtohem, por kjo është qasja e tij ndaj LDK-së. No pasaran Albin! Të bëftë mirë VPAN-i!”, ka thënë ajo./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat