Çka nëse pas 15 ditësh nuk bëhet qeveria, analisti politik tregon dy skenarët e mundshme që mund të ndodhin

Aktuale

Çka nëse pas 15 ditësh nuk bëhet qeveria, analisti politik tregon dy skenarët e mundshme që mund të ndodhin

Më: 20 janar 2020 Në ora: 13:41
Isa Mustafa, Albin Kurti

Gjatë ditës së sotme në skenën politike në vend pati zhvillime të shumta, ku Lëvizja Vetëvendosje (VV) i dërgoi emrin e mandatarit të qeverisë, presidentit të vendit, Hashim Thaçi, e që ky i fundit menjëherë e dekretoi duke i dhënë afat 15 ditë që të prezantoj kabinetin qeveritar para Kuvendit të Kosovës.

Kurti këtë e bëri të ditur përmes një videomesazhi ku tha se VV ka dërguar emrin tek presidenti, duke mos pasur ende një marrëveshje konkrete për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).Ai përmes videomesazhit i bëri ftesë LDK-së që të rikthehet në tavolinën e bisedime në mënyrë që koalicioni dhe ndryshimi të ndodhë.

Analisti politik, Arton Demhasaj, tha se VV dhe LDK kanë vetëm edhe 15 ditë që ta konkretizojnë marrëveshjen mes tyre, ose mos ta bëjnë fare.Demhasaj tregoi se çfarë mund të ndodhë gjatë këtyre 15 ditëve.“Janë dy mundësi teorikisht, është afati kushtetues ku Kurti si mandatar për krijimin e Qeverisë është obliguar që gjithë kabinetin qeveritar me e nxjerrë para Kuvendit për aprovim apo miratim, tani duke marrë parasysh se afati kushtetues ka filluar të numërohet që nga sot, atëherë janë 15 ditë që LDK e VV ta konkretizojnë marrëveshjen e koalicionit dhe të shkojnë në Kuvend me një shumicë që do ta votonte përbërjen e qeverisë”, tha ai.

“Nëse brenda 15 ditëve nuk kemi një marrëveshje mes LDK-së e VV-së, atëherë këtu janë dy skenarë të mundshme. E para është që mund të votohet Qeveria Kurti nga LDK apo partitë tjera opozitare dhe mund të funksionojë si qeveri e pakicës, ose përbërja e qeverisë që Kurti e propozon në Kuvend të mos marr vetëbesimin e Kuvendit për shkak të mungesës së votave dhe mundet me u djegë mandati i VV-së, këto janë dy mundësitë që mundet me ndodhë nëse ka marrëveshje”, shtoi Demhasaj.

Demhasaj tha se nëse VV e LDK bëjnë marrëveshjen atëherë i kanë gjitha mundësitë për krijimin e qeverisë bashkë edhe me minoritetet jo serbe.

“Nëse ka marrëveshje me LDK-në atëherë gjithçka është e qartë sepse dihet që LDK me VV bashkë me minoritetet jo serbe kanë mundësinë e nevojshme për të krijuar qeverinë”, tha ai.Demhasaj tha se takimi i paralajmëruar për nesër i Kryesisë së LDK-së vije si rrjedhojë e këtyre proceseve, pasi që LDK duhet të jap një vendim në lidhje me marrëveshjen.“LDK duhet të takohet dhe të marr vendimin final se çka duhet të veproj, takimi që ata kanë thirrur për nesër është në kuadër të kësaj sepse ata duhet të marrin një vendim, janë dy oferta, një nga VV dhe një nga LDK dhe tani do shohim si do shkoj më tutje se a do ketë takim këto dy subjekte politike për një marrëveshje koalicioni apo ndoshta LDK do thotë që nuk do ketë marrëveshje me VV shohim nesër”, tha ai.Sipas Demhasajt, gjëja pozitive është që tani më ka një sinjal dhe ka zhvillime në mënyrë që procesi të mos mbetet pezull.“Është pozitive që ka fillu me u zhvillu diçka dhe nuk po pengohet më procesi siç ka qenë deri më tani”, shtoi Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat