Deputeti i Vetëvendosjes, thirrje LDK-së: Mos u bëni instrument i Thaçit

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes, thirrje LDK-së: Mos u bëni instrument i Thaçit

Nga: A.Zh Më: 20 janar 2020 Në ora: 14:53
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka thënë se kjo parti është infrastruktura e vetme e ndryshimit në Kosovë, pasi sipas tij, ajo është e pandikuar nga shteti i kapur dhe oligarkët e tij.

Ai ka thënë se VV-ja respekton traditën dhe vlerën politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, prandaj kanë qëndrim pozitiv për koalicion me këtë parti.

Deputeti i VV-së ka theksuar se sot LDK-ja ka rastin të tregojë se nuk është e kapur nga ish-bashkëpunëtorët “kapës të shtetit”, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar nga LDK-ja që të mos bëhet instrument i presidentit Hashim Thaçi, për ta bllokuar progresin e zhvillim Kosovës.

Postimi i Bajqinovcit në Facebook:

Lëvizja Vetëvendosje, në Kosovë është infrastruktura e vetme e ndryshimit, për një fakt krejt të thjeshtë: se është e pa kapur dhe e pa ndikuar nga shteti i kapur dhe oligarkët rreth tij. Ne respektojmë traditën dhe vlerën politike, intelektuale e institucionale që bartë ne vete LDK'ja. Prandaj, kemi qendrim pozitiv për koalicion me këtë parti ngase e konsiderojmë partner. Natyrisht, nuk mund ta respektojmë pjesën apo periudhën saj kur bashkëpunoi me sistemin e kapësve të shtetit, pavarësisht përpjekjes së saj të manifestojë sjellje ndryshe nga partnerët e saj të djeshëm. Sot, LDK, e ka rastin të tregojë se periudha e bashkëpunimit të saj me kapësit e gllabëruesit e shtetit, nuk e ka kapur edhe vet atë, LDK'në. Udhëheqja dhe sidomos deputetët e saj, kanë rastin të ja rindërtojnë fuqishëm moralin politik e përcaktimin për shtet e për mirëqenie kësaj partie.

Anëtarësia, strukturat e LDK'së, drejtues e deputetë të saj, duhet ta ndihmojnë udhëheqjen e partisë së tyre, që të mos e lejojnë partinë e tyre të kthehet në instrument të Hashim Thaçit për ta bllokuar progresin e zhvillim Kosovës. Vota për LDK'në, angazhimi i anëtarësisë së saj e bindjet e tyre politike, nuk meritojnë të keqpërdorën për nevoja personale të kreut të kapjes së shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat