Murati sqaron procedurat për Projektbuxhetin 2020, tregon a mund të votohet

Aktuale

Murati sqaron procedurat për Projektbuxhetin 2020, tregon a mund të votohet

Nga: G.B Më: 20 janar 2020 Në ora: 15:43
Artan Murati

Artan Murati nga shoqëria civile, ka sqaruar procedurën rreth Projektbuxhetit 2020, të cilin ka thënë se qeveria e vjetër mund ta dërgojë në Kuvend, por që për këtë duhet të jetë funksional në Kuvend Komisioni për Buxhet e Financa, por që komisionet nuk mund të formohen pa u ditur sa ministri do të jenë, përcjell Bota sot.

Po ashtu, ai ka thënë se legjislatura e shtatë dhe qeveria në ikje e legjislaturës së gjashtë, nuk funksionojnë bashkë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Nje sqarim i shkurter rreth Projektbuxhetit 2020

Qeveria e vjeter nuk mund te sjelle Projektbuxhetin 2020 ne Kuvend. Per te ndodhe nje gje e tille, Kuvendi duhet te kete funksional Komisionin per Buxhet e Financa, si fillim, ne menyre qe te trajtohet ai Projektbuxhet. Per me teper, nuk mund te kete Komisione Parlamentare pa qene e ditur sa ministri do te jene, sepse Komisionet krijohen ne baze te numrit te ministrive te cilat duhet te mbikeqyren. Ka edhe arsye tjera, te cilat nuk po i listoj ketu.

Legjislatura e shtate, qeveria ne ikje e legjislatures se gjashte - nuk funksionojne baske. Kjo eshte shume e qarte. Mos te krijohet konfuzion neper tv, dhe mos te flitet per gjera qe nuk jemi te sigurt se qendrojne ashtu sic themi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat