E thonë nga Vetëvendosje: Albin Kurti nuk do që të bëhet kryeministër?

Aktuale

E thonë nga Vetëvendosje: Albin Kurti nuk do që të bëhet kryeministër?

Nga: V.R Më: 20 janar 2020 Në ora: 16:13
Vetëvendosje

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Adem Mikullovci, nëpërmjet një deklarate publike pati thënë se Albin Kurti është djalë me vision dhe pa ambicje personale, shkruan “Bota sot”.

Madje, siç shprehët Mikullovci, Albin Kurti nuk lufton as për pozitë qoftë kjo Kryeministër apo kryetar Kuvendi.

“E du shumë këtë djalë, ka vizion pa kurrfar ambicje personale. Asnjë e as asnjë prej këtyre nuk luftojnë për pozitë. Asnjonin s’e kom ni që do dikush të bëhet kryeministër apo kryetar Kuvendi. Këta djem punojnë vërtet për Kosovën”, thotë ai.

Duhet të ketë qenë habi e momentit nga Mikullovci, ngase, siç edhe dihet, Kurti po tenton të bëj të pamundurën për t’u bërë kryeministër si bashkëpartiaku i tij, Konjufca, që u bë kryetar i Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat