Vjen thirrja e veprimtarit: Mos përdorni linjën Prishtinë – Beograd

Aktuale

Vjen thirrja e veprimtarit: Mos përdorni linjën Prishtinë – Beograd

Nga: V.R Më: 20 janar 2020 Në ora: 16:33
Vjen thirrja e veprimtarit: Mos përdorni linjën Prishtinë – Beograd

Linja ajrore Prishtinë – Beograd, është hapur edhe zyrtarisht. Kujtojmë që kjo linjë ajrore ka qenë e mbyllur që nga koha e luftës.

Për hapjen e saj, kanë shpreh përgëzimet personalitetet vendore e ndërkombëtare, përfshi këtu NATO-n.

Por, ka zëra të tjerë që, fjala vjen veprimtari Uk Lushi, i cili thotë se kjo linjë ajrore nuk duhet të përdoret në mënyrë kategorike, duke përjashtuar – siç tha ai – rastet e zorit.

Postimi plotë i Uk Lushit:

Linja ajrore Prishtinë- Beograd nuk është as fitore dhe as përfituese as për Kosovën dhe as për shqiptarët. Pjesa më e madhe e profitit nga kjo linjë mbetet në Serbi. Është një veprim që i mundëson Serbisë të instrumentalizojë Rezolutën 1244 dhe anashkalojë shtetin e Kosovës duke bërë palë Unmik-un dje KFOR-in. As Unmik-u dhe as KFOR-i nuk mund ta zëvendësojnë sovranitetin e popullit të Kosovës. Megjithatë Kosova duhet ta hapë këtë linjë sepse ajo është gjest politiko-ekonomik që mund të përdoret në bisedat për mbylljen e punëve Kosovë-Serbi. Sidoqoftë, Kush i thotë vetes shqiptar e mban mend krimet serbe kundër shqiptarëve prej vitit 1912 nuk duhet të shfrytëzojë këtë linjë, përveç ndonjë zori të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat