Parashikimi i anëtarit të VV-së: Kjo gjë do të ndodhte me Kosovën nëse do ishim në pushtet që nga 2010

Aktuale

Parashikimi i anëtarit të VV-së: Kjo gjë do të ndodhte me Kosovën nëse do ishim në pushtet që nga 2010

Më: 20 janar 2020 Në ora: 17:07
Lëvizja Vetëvendosje

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria Arbër Zaimi me anë të një shkrimi në rrjetin social facebook ka parashikuar se çfarë do të kishte ndodhur nëse Vetëvendosje do të ishte në pushtet që nga 2010.

Zaimi thotë se Ekonomia, arsimi, shëndetësia, do të ishin 50% më mirë, hiç pa punuar, vetëm që s’do ishim korruptuar.

“E nëse dhe do të punohej, siç kemi vullnetin dhe programin, 150% më mirë do të ishte situata” shkruan Zaimi në FacebooK

Postimi i plotë:

Të kish ardhur Vetëvendosja në pushtet në 2010, sot nuk do të kishte fare fusnotë. Ekonomia, arsimi, shëndetësia, do të ishin 50% më mirë, hiç pa punuar, vetëm që s’do ishim korruptuar. E nëse dhe do të punohej, siç kemi vullnetin dhe programin, 150% më mirë do të ishte situata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat