Zeka reagon ndaj Meliza Haradinajt: Këshillaret hipokrite ia kanë thyer qafën Ramushit

Aktuale

Zeka reagon ndaj Meliza Haradinajt: Këshillaret hipokrite ia kanë thyer qafën Ramushit

Nga: G.B Më: 20 janar 2020 Në ora: 17:08
Milaim Zeka

Ish deputeti Milaim Zeka, ka reaguar ndaj Meliza Haradinajt, këshilltares së Ramush Haradinajt, e cila ka thënë se heqja e taksës me Serbinë, ndodhë atëherë kur Serbia ta njohë Kosovën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka quajtur atë hipokrite, derisa ka thënë se këshilltaret si ajo ia kanë thyer qafën Haradinajt, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë në Facebook:

Keshilltaret hipokrite ja kane thy qafen Haradinajt

Nje keshilltare e ish kryeministrit Ramush Haradinaj paska shkru sot se heqeja e takses me Serbine, “ndodhe atehere kur Serbis do ta njohe Kosoven”! E para do te ndodhe qe me formimin e qeverise te re, ndersa e dyta, njoheja pra, do te vie pas nje kohe shume te gjate.

Deshiroje te them se keshilletare te tille hipokrit ia kane thy qafen politikisht Ramish Haradinajte. Te tillet i kane thene “mos e heqe taksen se populli po na perkrahe e po na don”!!! Vota e deshmoi se kjo ishte rren e kulluar!

Shumica e keshilletareve tane politik muhabetete e kafeve te mengjesit i marrin si realitet politik, per t’ ua thy qafen shefave te tyre. Bota nuk udhehiqet nga intrigat e kafeneve...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat