LDK emëron Avdullah Hotin shef të deputetëve, LV pa ende s’ka propozim

Aktuale

LDK emëron Avdullah Hotin shef të deputetëve, LV pa ende s’ka propozim

Më: 20 janar 2020 Në ora: 17:47
Avdullah Hoti dhe Glauk Konjufca

Partia që po tenton krijimin e qeverisë së re ende nuk e ka emëruar shefin e grupit parlamentar.

LV-ja nuk ka propozuar ndonjë emër që do të jetë shef i deputetëve në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Në anën e LV-së, shef i deputetëve në mandatin e kaluar ishte Glauk Konjufca që tashmë është emëruar kryeparlamentar.

Në krye të deputetëve të LDK-së ndërkaq është bërë e ditur se është emëruar Avdullah Hoti, një nga emërat më të folur në krye të ndonjë ministrie.

PDK ndërkaq ka emëruar kryetar të grupit parlamentar, Bedri Hamzën, ndërkaq, Lista Serbe, Igor Simiqin.

Grupi parlamentar multientik kryesohet nga deputeti Albert Kinolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat