Abrashi i LVV-së: Kosova ka Kryetar Kuvendi Glauk Konjufcën, kjo temë nuk diskutohet më!

Aktuale

Abrashi i LVV-së: Kosova ka Kryetar Kuvendi Glauk Konjufcën, kjo temë nuk diskutohet më!

Më: 20 janar 2020 Në ora: 22:06
Artan Abrashi

Artan Abrashi nga LVV ka thënë se çështja e postit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës ka përfunduar duke aluduar se kërkesa e LDK-së për këtë post nuk do të miratohet nga VV.

Abrashi ka thënë se Kuvendi është institucioni më i lartë dhe se nuk duhet të bëhet tregti me postin e kryetarit të Kuvendit.

Ai ka thënë në Debat Plus se oferta e LDK’së ka skaduar ditën kur nuk kanë propozuar emrin e tyre për kryetar të Kuvendit.

“Kërkesa e LDK-së për balancim të pushteti ka skaduar në momentin kur LDK e ka refuzu. Është i papranueshëm largimi i Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ai.

Sipas tij Kosova ka kryetarin e Kuvendit që është Glauk Konjucfa dhe se kjo nuk diskutohet.

“Kosova e ka kryetarin e Kuvendit, nuk diskutohet më kjo punë po më vjen shumë keq. LVV nuk mund ta pranoj këtë kërkesë. Janë edhe 14 ditë mundësi se ka do të shkoj ky vend”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat