Kajtazi e LDK-së tregon çka po e pengon arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen

Aktuale

Kajtazi e LDK-së tregon çka po e pengon arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen

Më: 20 janar 2020 Në ora: 22:51
Lirie Kajtazi

Deputetja e LDK-së, Lirie Kajtazi, ka thënë se keqkuptimi ndarjes së përgjegjësisë ka penguar deri më tash arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

“Në të keqkuptuarit e ndarjes së roleve. Diferenca është jashtëzakonisht e vogël. Fituesi e merr kryeministrin, por edhe ne kërkojmë që të marrim hisen që na takon”, ka thënë ajo, në emsionin “Debat”

Kajtazi tha se duhet “të ndahet hisja ashtu siç na kanë dhënë qytetarët”.

Ajo ka thënë se nuk e ka votuar Konjufcën për arsye se ka dëshuar që gjërat me Vetëvendosjen të shkojnë deri në fund me marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat