Diskriminimi i shqiptarëve në Serbi: Ambasadori amerikan nga nesër, tri ditë rresht do të qëndrojnë në Luginën e Preshevës

Aktuale

Diskriminimi i shqiptarëve në Serbi: Ambasadori amerikan nga nesër, tri ditë rresht do të qëndrojnë në Luginën e Preshevës

Më: 20 janar 2020 Në ora: 23:29
Ambasadori amerikan

Ambasadori amerikan bën 500 km (Beograd-Presheve) për diskriminimi i shqiptarëve në Serbi.

Situata politike, ekonomike në veçanti diskriminimi dhe eksodi i shqiptarëve etnik në komunat shqiptare në Medvegjë, Bujanoc dhe Presheve Ambasadori do te jete qëllimi i kësaj vizite e ambasadorit amerikan Anthony F. Godfrey, ka mësuar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Gjatë qëndrimit ne Luginën e Presheves ambasadori amerikan do të takohet me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, përfshirë këtu edhe kryetarët e bashkive, biznese dhe udhëheqës të tjerë të rajonit, përfshirë ketu edhe kreun e KKSH-së Ragmi Mustasa, is dhe përfaqësues të Trupit Koordinues të Qeverisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mësuar se gjate qëndrimit në Luginë, ambasadori amerikan z.Godfrey do të takoj këta liderë: Muharrem Salihun, Shaip Kamberin, Shqiperim Arifin dhe Ragmni Mustafen nga KKSH-

Ambasadori Godfrey do të vizitojë Qendrën e Pritjes për Migrantët në Preshevë dhe më 23 janar ai do të dhurojë pajisje kompjuterike në Qendrën Studentore të Shkollës së Mesme Vranje.

Ai gjithashtu do të takoj qytetare te Luginës së Preshevës vizitojë Baza Jugore për të mësuar më shumë rreth bashkëpunimit dhe ndihmës ekzistuese ushtarake midis SH.B.A. dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat