Zbulohet se për cilën vrasje mund të akuzohet Presidenti Thaçi nga Specialja? - Bota Sot
Zbulohet se për cilën vrasje mund të akuzohet Presidenti Thaçi nga Specialja?

Aktuale

Zbulohet se për cilën vrasje mund të akuzohet Presidenti Thaçi nga Specialja?

Nga: H.O. Më: 21 janar 2020 Në ora: 07:40
Presidenti Hashim Thaçi

Presidentit aktual Hashim Thaqi vite më radhë i është përmendur emri si i akuzuar për vrasjen e Bejadin Hallaqit.

Në korrik të vitit 1998 Hallaqi personin e fundit që e kishte takuar ishte Hashim Thaqi. Madje, ky ishte I vetmi që i kishte dalë në pritje dhe më pas nuk u gjet i gjallë asnjëherë.

Sqarime për vrasjen e tij ishin kërkuar shumë herë nga Thaqi, por deri më tani ai nuk iu është përgjigjur askujt.

Por me gjasë se këtë do ta bëjë para Gjykatës Speciale. Kjo pasi që kjo gjykatë do të hetojë të gjithë krimet që kanë ndodhur në territorin e Kosovës, përfshirë periudhën prej 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000. Kjo vrasje përfshihet brenda kësaj periudhe.

Ndryshe, Murat Jashari, vëllai i komandantit të vrarë Ismet Jashari, i njohur me nofkën  komandant “Kumanova”, kohë më parë nëpërmjet një letre të hapur, ka akuzuar Hashim Thaçin për vrasjen e Behajdin Hallaçit.

“Në fillim të korrikut 1998 natën duar lidhur vrave Behajdin Hallaqin dhe ditën më 30 tetor 1998 në Komunikatën Nr.61 të SHP të UÇK-së e shpallët dëshmor të kombit, sa për humbur gjurmë. Gjithashtu z. Jashari pati deklaruar se shefi i UÇK-së dhe i SHIK-ut, përkatësisht  Hashim Thaçi, dhe Kadri Veseli atëkohë ishin strehuar te vëllai i Arkanit”.

Por edhe pse këto akuza kishin qenë publike të lartcekurit kishin qëndruar të heshtur mbas kësaj akuze. Thuhet se në momentin kur u vra Behajdin Hallaqi, Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së, megjithatë ai u shpall hero disa muaj më pas edhe pse ende nuk i dihet varri. Thuhet se i ndjeri Hallaçi ishte nisur nga Drenovci me Hashim Thaçin dhe më nuk ishte parë asnjëherë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat