Thaçi sot në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit, merr pjesë edhe Vuçiq

Aktuale

Thaçi sot në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit, merr pjesë edhe Vuçiq

Më: 21 janar 2020 Në ora: 08:18
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë sot pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit i cili mbahet në Zvicër.

Thaçi do të jetë pjesëmarrës në panelin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” dhe gjatë ditës do të ketë takime bilaterale edhe me liderë të ndryshëm shtetesh që po marrin pjesë në këtë forum.

Kreu i shtetit do të jetë i pranishëm edhe në adresimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar liderëve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse.

Në Davos po qëndron edhe homologu serb i Hashim Thaçit, Aleksandar Vuçiq.

Po ashtu, ai pritet të marrë pjesë edhe në darkën zyrtare të shtruar nga organizatorët e Forumit Botëror Ekonomik për udhëheqësit e shteteve në Davos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat