Këshilli amerikan i Sigurisë Kombëtare: Historike marrëveshja e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Aktuale

Këshilli amerikan i Sigurisë Kombëtare: Historike marrëveshja e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Më: 21 janar 2020 Në ora: 08:53
Foto

Marrëveshja e arritur për kthimin e linjës ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që edhe Këshilli Kombëtar për Siguri i SHBA-ve të reagojë përmes një postimi në Twitter.

Këtë marrëveshje Këshilli amerikan për Siguri Kombëtare, si historike në ditën kur edhe është nënshkruar

“Ditë historike. Po kapërcejmë të kaluarën duke ndërtuara përpara një marrëdhënie normale midis fqinjëve”, thuhet në postimin e Këshillit Kombëtar për Siguri.

Kujtojmë që lidhur me këtë marrëveshje të arritur ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka potencuar se të gjithë kishin thënë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet.

Në anën tjetër ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell e ka cilësuar si një fitore tjetër të presidentit amerikan Donald Trump.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat