Kërkohet nga Vjosa Osmani të dal publikisht të thotë nuk ka koalicion me LVV-në, deklaratat e saj quhen të dëmshme për LDK-në

Aktuale

Kërkohet nga Vjosa Osmani të dal publikisht të thotë nuk ka koalicion me LVV-në, deklaratat e saj quhen të dëmshme për LDK-në

Nga: N.Sh. Më: 21 janar 2020 Në ora: 09:39
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Publicisti dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili vepron në përendim, Xhevat Rexhaj i quan deklarime të dëmshme për LDK-në deklaratat e Vjosa Osmanit.

Rexhaj përmes një postimi në Facebook, thotë se deklaratat e Osmanit janë përdor si avantazhe për Lëvizjen Vetëvendosje dhe analistët që shantazhojnë LDK-në.

E për këto deklarata Rexhaj thekson se nuk e dinë a është e vetëdijshme Vjosa për këtë.

Rexhaj mendon se pas video-mesazheve të Albin Kurtit, duhet që të deklarohet Vjosa Osmani se me Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka mundësi koalicioni.

Postimi i plotë:

Shume deklarime te "pamatuna", shul shqip te damshme per LDK ne jane dhane qe sa kohe nga Vjosa. Shkurt e trup deklaratat e saja jane perdor Forte si avanatazhe per VV ne dhe banalistat flliqana ta sulmojne e ta shantazhojne ldk - ne ne opinion. Nuk e di a ashte e vetedijshme per keto kjo Zonje apo.....?

Une mendoi se sidomos edhe pas lojes gebelsiane e skizofrenike te Albinit me video sot, do duhej qe kjo Zonje te deklarohet vet se me VV nuk ka asnji mundesi koalicioni. E them kete ngase mos kjartesia e saj Don me e damtue keq LDK ne....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat