Kosnett: Trump ka punuar shumë për marrëveshjen për fluturimet Kosovë-Serbi

Aktuale

Kosnett: Trump ka punuar shumë për marrëveshjen për fluturimet Kosovë-Serbi

Më: 21 janar 2020 Në ora: 12:56
Philip Kosnett

Për marrëveshjen e arritur për kthimin e linjës së fluturimeve mes Kosovës e Serbisë, sot ka folur edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për këtë marrëveshje.

Sipas tij, ky është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për kosovarët dhe serbët.

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për ta arritur këtë marrëveshje, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për shokët tanë në Kosovë dhe Serbi. Ky hap është një fitore për regjionin. Faleminderit ambasadorit Grenell për lidershipin e tij”, ka shkruar Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat