VV dorëzohet kundrejt marrëveshjeve me Serbinë, asnjë reagim për linjen ajrore Prishtinë–Beograd

Aktuale

VV dorëzohet kundrejt marrëveshjeve me Serbinë, asnjë reagim për linjen ajrore Prishtinë–Beograd

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:31
Kurti e Konjufca

Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka ikur asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa bërë zhurmë dhe pa kundërshtuar apo tentuar të protestojë kundër tyre.

Por, pas marrëveshjes së djeshme për krijimin e linjës së re ajrore Prishtinë – Beograd, pikërisht kur Albin Kurti mori mandatarin për formimin e qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje u zhyt tërësisht në heshtje.

Mirëpo a po tregon kjo se pushteti është i ëmbël, duke shkelur edhe parimet 20 vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ishte në gjendje as ta përgëzojë këtë marrëveshje, por as ta kundërshtojë atë.

Edhe pse i tërë procesi negociues si duket ka ndodhur në kohën kur Qeveria ishte në dorëheqje dhe i vetmi institucion me funksion të plotë ishte Presidenti, duke pasur Qeverinë Kurti në ardhje, mosreagimi dhe kjo heshtje e tërësishme e Lëvizjes Vetëvendosje është komplet e pashpjegueshme.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat