Ish-agjenti i SHIK-ut përsëri reagon ndaj Thaçit, ia përmend viktimat e tij!

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut përsëri reagon ndaj Thaçit, ia përmend viktimat e tij!

Nga: N.Sh. Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:55
Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, ka publikuar një fotografi të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Imer Imerit, vëllait të veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

Vrasja e Haki Imerit ishte vrasja e parë politike pas luftës, e që familjarët e tij, akoma po vazhdojnë të akuzojnë Thaçin për këtë vrasje.

Miftari thotë se viktimat e Thaçit nuk mund të fshihen si shkronjat e lapsit, apo si një fluskë dëbore me një dekoratë.

Ai thotë se viktimat rehabilitohen vetëm kur të tregohet arsyeja e atyre vrasjeve.

Postimi i plotë i Naim Miftarit:

Image
Fotografia e publikuar nga Naim Miftari

President viktimat tuja nuk mund të fshihen si shkronjat e lapsit me gum shkollore si njëflusk dëbore me njē dekorat tujen apo me një të bame be larje me Kuran apo betim nga Bibla, viktimat rehabilitohen vetëm kur të tregohet arsyja e atyre vrasjev u vran vetëm për të ardhur ju në pushtet me gjdo kusht...apo u vran pse ishin "tradhtar"sipas jush... apo jan vran shum komandanta të luftes,atdhetar e intelektual se ju jeni tradhtar vet .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat