LDK-ja merr këtë vendim pas mbledhjes së kryesisë

Aktuale

LDK-ja merr këtë vendim pas mbledhjes së kryesisë

Nga: D.RR Më: 21 janar 2020 Në ora: 17:08
Besian Mustafa

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së LDK-së, ku zëdhënësi për media i kësaj partie, Besian Mustafa, ka dhënë detaje se çfarë vendimi ka marrë LDK-ja.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se vendi është në një situatë ku i duhet gjithsesi zgjidhja e ngërçit politik, dhe kryesia ka vendosur që ta ftojë Vetëvendosjen që ta marrë sa më shpejt vendimin e ofertës së fundit të LDK-së”, ka thënë Mustafa, njofton Bota sot.

Sipas Mustafës, LDK-ja nuk do ta shqyrtojë ofertën e fundit të VV-së, andaj i mbetet kësaj të fundit të vendos nëse do të ketë marrëveshje.

Ndërsa më poshtë mund ta lexoni deklaratën e lëshuar nga LDK-ja:

Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës trajtoi situatën politike pas mandatimit nga ana e Presidentit të kandidatit për Kryeministër. LDK-ja vlerëson që vendi ndodhet në një situatë të rëndësishme politike, meqë tashmë implementimi i vullnetit politik të qytetarëve, shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, në bazë të dispozitave kushtetuese, është i afatizuar. LDK-ja, edhe një herë, shpreh vullnetin për marrëveshje politike të balancuar me Lëvizjen Vetëvendosje, që do të reflektonte në tërësi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Kryesia e LDK-së konsideron që marrëveshja e propozuar nga Ekipi negociues i LDK-së, e mbështetur në orientimet e Këshillit të Përgjithshëm, e reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve, garanton përfaqësim dhe përgjegjësi të balancuar, që janë të domosdoshme për funksionimin e institucioneve dhe për demokracinë në vend. LDK-ja fton Lëvizjen Vetëvendosje, si parti e parë dhe që ka përgjegjësinë për të formuar institucionet e reja, që të veprojë shpejt dhe me vendosmëri për të arritur marrëveshjen me LDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat