Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shprehur mirënjohjen ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “vetëm angazhimi i Presidentit Trump mund të bëjë të mundur që rajoni të paqësohët shpejt”.
Postimi i plotë:
Unë jam shumë mirënjohës Presidentit Trump që në vetën e parë është vu në mbështetje të zgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Vetëm angazhimi i Presidentit Trump mund të bëjë të mundur që rajoni të paqësohët shpejt. Faleminderit Amerikë, faleminderit President!