Vjen lajmi i keq për Nismën e Fatmir Limajt, ja cili zyrtar i kalon në PDK - Bota Sot
Vjen lajmi i keq për Nismën e Fatmir Limajt, ja cili zyrtar i kalon në PDK

Aktuale

Vjen lajmi i keq për Nismën e Fatmir Limajt, ja cili zyrtar i kalon në PDK

Më: 21 janar 2020 Në ora: 18:41
Fatmir Limaj

Nënkryetari i nëndegës së Nismës Socialdemokrate, Basri Bujupi, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook ka thënë se puna në terren, zbatimi i ligjit dhe realizimi i zotimeve, kanë ndikuar në shtimin e numrit të anëtarëve në PDK.

Ja shkrimi i tij:

Nga sot, nënkryetari i nëndegës së "Nismës" në Arllat, z. Basri Bujupi, i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.

Puna në terren, zbatimi i ligjit dhe realizimi i zotimeve, kanë ndikuar për shtimin e radhëve tona, të jemi faqebardhë para qytetarëve.

Mirë se vjen, z. Bujupi!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat