Së shpejti do të finalizohet edhe linja hekurudhore Prishtinë – Beograd

Aktuale

Së shpejti do të finalizohet edhe linja hekurudhore Prishtinë – Beograd

Më: 21 janar 2020 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Pas dy dekadave është paralajmëruar rikthimi i fluturimeve në linjat ajrore Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas..Për këtë, Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka nënshkruar në Berlin një marrëveshje me aviokompaninë gjermane Lutfhansa, për të hapur këtë linjë ajrore.

Por pas kësaj pritet nënshkrimi  i një tjetër marrëveshjeje për të lehtësuar qarkullimin e mallrave dhe njerëzve për në Serbi dhe anasjelltas.IndeksOnline mëson nga burimet e veta se së shpejti do të funksionalizohet linja hekurudhore Fushë Kosovë- Mitrovicë- Nish- Beograd.Sipas burimeve të njejëta ky projekt është shumë afër që të realizohet dhe  se një kompani gjermane ka gjasa që të marrë këtë projekt përsipër dhe të finalizoj atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat