Kush janë djemtë e Drenicës që kujdeseshin për sigurinë e presidentit Rugova

Aktuale

Kush janë djemtë e Drenicës që kujdeseshin për sigurinë e presidentit Rugova

Më: 21 janar 2020 Në ora: 20:45
Presidenti historik, Ibrahim Rugova.

14 vite pas vdekjes së Rugovës, Esat Geci tregon momentet kur punuan bashkë.

Për çdo mëngjes me këtë veturë niseshin për Prishtinë.

Djemtë nga Drenica; Esat Geci, Bashkim Geci, Afrim Geci dhe Besim Dajaku i cili vritet në një atentat në vitin 2001 e pastaj vjen vëllai i tij Xhevati kishin një barrë shumë të rëndë.

Tre ish pjesëtaret e UCK-së, ishin ngarkuar për sigurinë e Presidentit të Kosovës.

Me këtë veturë që tash është pronë e familjes Geci, shoqëronin presidentin Rugova në çdo aktivitet të tij.

E shtëpia e tyre në fshatin Llaushë të Skenderaj, është e mbushur me fotografi të Rugovës e me flamuj Dardan.

Esat Geci kujton kohën kur filluan punën me ish-presidentin e Kosovës.
Sipas tij, mençuria e urtësia e Rugovës e bënte punën me të mjaftë të lehtë.

Gjatë viteve që punuan bashkë, në drejtim të Rugovës pati disa atentate të vrasjes..

Ai kujton fjalët që presidenti i parë i Kosovës ua tha pas atyre.
E momenti kur morën vesh për vdekjen e tij, ishte momenti më i errët në jetën e tyre.

Drenica si rajon, politikisht nuk e ka mbështet kurrë politikën e Ibrahim Rugovës, por janë drenicakët ata që janë kujdesur për sigurinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat