Deputeti i VV-së Bajqinovci: Le ta bëjmë sa më shpejtë marrëveshjen e ti zhgënjejmë kundërshtarët

Aktuale

Deputeti i VV-së Bajqinovci: Le ta bëjmë sa më shpejtë marrëveshjen e ti zhgënjejmë kundërshtarët

Më: 21 janar 2020 Në ora: 21:16
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kosova duhet të bëhet me Qeveri sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Kështu e nis shkrimin e tij në Facebook deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci thotë se suksesi i Kosovës, pritjet e qytetarëve dhe reformat rrënjësore në vend janë të lidhura pashmangshëm edhe me lidhjen e marrëveshjes mes LDK-së dhe LVV-së.

Ai tutje shpreson që në bisedimet e ardhshme mes dy subjekteve politike të mos vendosen kërkesa të pakapërcyeshme që mund ta dëmtonin arritjen e këtij koalicioni.

Postimi i plotë:

Kosova duhet të bëhet me Qeveri sa më shpejtë që të jetë e mundur. Suksesi i Kosovës, pritjet e qytetarëve, politika e jashtme dhe ajo me fqinjët si dhe reformat rrënjësore në vend, janë pashmangshëm të lidhura me jetësimin e koalicionit të fituesve të zgjedhjeve LVV dhe LDK. Këtë e do populli, këtë po e duan miqtë e Kosovës dhe kështu është rruga e ringritjes së perspektives së Kosovës. Uroj që partneri ynë por edhe grupi negociator i LVV, nuk do të parashtrojnë njëra tjetrës kërkesa e pengesa të pakapërcyeshme dhe Qeverinë ta bëjmë shpejt, duke i zhgënjyer ata që punojnë për ta dëmtuar Kosovën, e poashtu, duke i gëzuar në radhë të parë qytetarët shumicë dërrmuese si dhe miqtë tanë perëndimor që kanë dhënë shumë për këtë vend, sigurisht se e duan shumë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat