Beqiri: Jemi parti e pjekur, VV s’mund të na qesë para aktit të kryer kurdo që i teket

Aktuale

Beqiri: Jemi parti e pjekur, VV s’mund të na qesë para aktit të kryer kurdo që i teket

Më: 21 janar 2020 Në ora: 21:31
Ismet Beqiri

Ismet Beqiri nga LDK, ka thënë se partia e tij ka lëshuar mjaftë shumë pe, dhe sipas tij nuk ka çfarë lëshon më shumë LDK, përcjell Periskopi.

Beqiri tha  VV’ja i ka vënë para aktit kur kanë propozuar Konjufcën si kryetar.

Ndryshe formën e komunikimit të Kurtit, Beqiri e sheh si formë jo të mirë.

Ai tha se LDK është parti e pjekur dhe se nuk mundet VV’ja të bëjë veprime ku e dërgojnë LDK para aktit të kryer.

“Ne kemi lëshu pe. Kompromisë më të madhë se ky LDK nuk ka pas si të bëjë.  6 tetori e ka prodhur një rezltat që VV të parin. Me këtë fakt VV e ka fitu nominimin për kryeministër kurgjo më shumë,  Kurti duhet të zhveshet nga petku partiak. Ne asgjë nuk po kërkojmë as më pak e as më shumë vetëm një balancim në pushtet.  Dallimi është shumë i vogël ndërmjet dy partive. Kur tentojmë me kriju marrëveshje , jo me na vë në dyshime e para aktit të kryerë.  Mënyra e sjelljet e një anëshëm që e ka bë VV’ja.  Nuk është formë e komunikimit të mirë ajo përmes video-mesazheve, dhe me vendos LDK para aktit të kryer, ne nuk jemi degë e VV’së ne jemi parti e pjekur, parnterinteti nuk ndërtohet kështu.”, ka thënë Beqiri në Debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat