Lushi: Isa Mustafa si burrështetas i rrallë

Aktuale

Lushi: Isa Mustafa si burrështetas i rrallë

Nga: V.R Më: 21 janar 2020 Në ora: 21:54
Isa Mustafa

Veprimtari i çështjes kombëtare, Uk Lushi, ka thënë se Isa Mustafa dërgoi mesazhin e duhur për popullin dhe VV. Nga ana tjetër, Lushi, çmoi edhe presidentin e Kosovës i cili nga Davoci foli si duhet për bashkëpunim me VV-në.

Ai, poashtu, përgëzoi edhe kryeministrin në largim, i cili tregoi gatishmëri të dorëzojë detyrën.

Postimi plotë:

Kryetari i LDK-së sot dërgoi mesazhin e duhur për popullin dhe VV-në. Presidenti i Kosovës nga Davosi poashtu foli si duhet për bashkëpunim me kryetarin e VV-së dhe qeverinë e tij në formim e sipër me LDK-në. Kryeministri në largim nga AAK tregoi gatishmëri të dorëzojë detyrën dhe të jetë konstruktiv. Kryetari i Kuvendit vazhdon serioz duke hyrë në pozitën e tij me ritëm pune. Kryetari i PDK-së dhe ai i Nismës bashkë me Opozitën po sillen përgjegjshëm.

Viti 2020 do të jetë viti më i rëndësishëm për Kosovën pas viteve 1999 dhe 2008. A do të vazhdohet mirë gjatë tërë vitit 2020 e derisa Kosova t'i mbyllë të gjitha punët me Serbinë dhe të bëhemi dy shtete në fqinjësi të mirë?

Besoj që PO!

Natyrisht po qe se bashkohemi të gjithë dhe politikanët vendosin interesat partikulariste përfundi interesit të Kosovës. Nëse ndodh kjo, Kosova do të jetë fituesja më e madhe më 2020!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat