“Albin Kurti nuk ka opsion tjetër përpos që t’i japë LDK-së ato që kërkon”

Aktuale

“Albin Kurti nuk ka opsion tjetër përpos që t’i japë LDK-së ato që kërkon”

Më: 21 janar 2020 Në ora: 22:50
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë asnjë opsion tjetër përpos që t’i japin Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ato që i kërkon ose ta humbin shansin që Kurti të bëhet kryeministër.

Krasniqi ka thënë se Kurti është në duart e Isa Mustafës dhe të LDK-së.

Ai nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, sidomos të ShBA-së, për të ndihmuar në formimin e institucioneve të reja.

Krasniqi thotë se detyrë e presidentit të vendit është të gjejë mundësi që Kosova të mos shkojë në zgjedhje të reja, që janë të panevojshme.

Ai ka theksuar se ka mundësi të formohet një qeveri edhe pa LV-në, por për këtë duhet që edhe LDK-ja t’i heqë vijat e kuqe naive që i ka vendosur pa pikë logjike politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat